
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se për herë të parë pas 244 ditësh nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan: LAJM I MIRË #Covid19/ Pas 244 ditësh, asnjë humbje jete sot.
Kujtojmë se ditën e djeshme u regjistruan 14 raste të reja dhe dy humbje jete nga Covid-19.



