Covid-19/ Rregulla të reja për ata që udhëtojnë drejt Gjermanisë

Covid-19/ Rregulla të reja për ata që udhëtojnë drejt Gjermanisë

Gjermania e ka cilësuar Shqipërinë si një zonë risku prej pandemisë së Covid-19.

Në një njoftim në faqen zyrtare të Ambasadës Gjermane në Tiranë thuhet se të gjithë ata udhëtarë të cilët 10 ditëshin e fundit kanë qenë në Shqipëri apo edhe në zona të tjera risku sipas kategorizimit të bërë ngë Instituti Robert Koch, duhet të njoftojnë me detyrim ambasadën.

 Kjo do të thotë që në momentin e hyrjes në vend duhet të përcillen të dhënat personale, vendet e qëndrimeve deri në dhjetë ditë përpara dhe pas hyrjes në vend, si dhe mjeti i udhëtimit i përdorur për hyrjen në vend. Njoftimi zakonisht kryhet në rrugë digjitale.
Ky rregull vlen duke nisur prej ditës së diel datë 8 nëntor. Një kopje e njoftimit në rrugë digjitale apo në ndonjë mënyrë tjetër e hyrjes në vend duhet të mbahet me vete. 

Njoftimi i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët mund të bëhet nëpërmjet këtij linku: https://www.einreiseanmeldung.de.  

Postimi i plotë i Ambasadës Gjermane

E re: Njoftim digjital në rast të hyrjes në Gjermani

Të gjithë personat, që në 10-ditëshin e fundit kanë qëndruar në një zonë risku - sipas kategorizimit të bërë ngë Instituti Robert Koch (ndër të tjerë: Shqipëria) - kanë detyrimin e njoftimit. Kjo do të thotë që në momentin e hyrjes në vend, duhet të përcillen të dhënat personale, vendet e qëndrimeve deri në dhjetë ditë përpara dhe pas hyrjes në vend, si dhe mjeti i udhëtimit i përdorur për hyrjen në vend. Njoftimi zakonisht kryhet në rrugë digjitale.

Ky rregull vlen duke nisur prej ditës së diel datë 8 nëntor. Një kopje e njoftimit në rrugë digjitale apo në ndonjë mënyrë tjetër e hyrjes në vend duhet të mbahet me vete. Informacione të mëtejshme të rëndësishme si dhe mënyrën për të njoftuar e gjeni këtu: https://www.einreiseanmeldung.de.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy