
Burime nga grupi hetimor për vrasjen e Pëllumb Metës në Durrës bëjnë me dije se pavarësisht ndryshimit të dëshmive autor i dyshuar i krimit është djali i madh Hysen Meta.
Ndërkohë po punohet për të zbuluar motivin e vërtetë të vrasjes së kryefamiljarit, ku nuk përjashtohet roli që kanë pasur konfliktet e vazhdueshme dhe dhuna.
Ndërkohë pjesë e hetimeve është edhe bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta.
Aktualisht po hetohet në gjendje të lirë, por duket se ka një rol thelbësor në këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur, jo vetëm Durrësin, por mbarë opinionin publik.
Krimi u krye mesditën e 10 shkurtit, ndërsa 24-vjeçari Hysen Meta ishte kthyer nga Italia disa ditë para ngjarjes.
Dyshohet se ai ka planifikuar vrasjen e të atit së bashku me të motrën, 19-vjeçaren Hygerta Meta, ku më tej trupin e pajetë e groposën në kasollen e bagëtive.



