Kreu i Partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti, thotë se kriza institucionale nuk duhet të kthehet në krizë etnike në vend. Deklaratat, ai i bëri pas një takimi që Ahmeti pati me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federika Mogherini.
"Kriza institucionale dhe sistemore nuk guxon të kthehet në krizë ndëretnike dhe ne do të mbetemi të përkushtuar për të arritur zgjidhje politike. Sundimi i së drejtës, shteti ligjor, institucione të besueshme, përmbyllja e Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe integrimi në NATO dhe BE janë prioritete tona. Zonja Mogherini shprehu vlerësim për rolin dhe qasjen tonë konstruktive në këtë krizë të rëndë duke theksuar që Bashkimi Evropian është pranë nesh në përpjekjet për ta zgjidhur krizën, ndërsa theksoi nevojën për të vijuar dialogun tonë", tha Ahmeti.



