Zgjedhjet/ Gjiknuri: Prisnim pjesëmarrje më të lartë, komisionerët të mos intimidohen

Zgjedhjet/ Gjiknuri: Prisnim pjesëmarrje më të lartë, komisionerët të mos intimidohen

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri ka folur për mediat pas përfundimit zyrtar të procesit të votimit në 6 bashki të vendit.

Ai u shpreh se PS priste një pjesëmarrje më të lartë në zgjedhje, por shtoi se faktor ishin kushtet atmosferike dhe mungesa e motivimit të qytetarëve pasi bëhej fjalë për zgjedhje të pjesshme vendore. Sekretari i Përgjithshëm i PS i drejtoi një thirrje komisionerëve që të zbatojnë ligjin dhe të mos intimidohen nga deklaratat politike pasi të dalin rezultatet e para të zgjedhjeve. 

Procesi ka vajtur siç duhet, nuk kemi pasur asnjë problem serioz sa i takon administrimit zgjedhor. Dua të falënderoj të gjithë përfaqësuesit e partive politike për mbarëvajtjen e këtij procesi. PS është e kënaqur nga ecuria e procesit. Prisnim pjesëmarrje më të lartë, por ishim në kushte të vështira atmosferike dhe qytetarët nuk e kishin motivimin e zgjedhjeve të përgjithshme. Dua t’u bëj thirrje komisionerëve dhe administratës zgjedhore, gjithçka duhet të shkojë sipas ligjit, të ushtrojnë detyrën deri në fund. Të mos intimidohen nga deklaratat politike, sepse kur dalin rezultatet e para fillojnë intimidimet. Shpresojmë që shumë shpejt të kemi rezultatet e Vorës pasi aty është zhvilluar votim elektronik

I pyetur se çfarë mësimesh nxirren nga ky proces, Gjiknuri tha se në reformën e ardhshme do i mëshohet idesë së depolitizimit të komisioneve zgjedhore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy