Gruaja e Alexei Navalny, Julia tha të enjten se ndjeu gëzim dhe hidhërim për shkëmbimin e të burgosurve të stilit të Luftës së Ftohtë nga i cili u liruan disidentët kryesorë rusë javën e kaluar, gati gjashtë muaj pasi ai vdiq në një koloni penale, në Arktik.
Yulia Navalnaya tha se bashkëshorti i saj, po të kishte jetuar, ishte menduar të ishte pjesë e marrëveshjes në të cilën Rusia dorëzoi disidentët, së bashku me shtetasit amerikanë dhe gjermanë, në këmbim të vrasësit të dënuar rus Vadim Krasikov dhe rusëve të tjerë të mbajtur në burgjet perëndimore.
Mbështetësit e Navalny-t thanë menjëherë pasi vdekjes së tij më 16 shkurt se ai ishte gati të shkëmbehej me Krasikov, një anëtar i shërbimit të sigurisë ruse të FSB-së, i cili po vuante një dënim me burg përjetë në Gjermani për vrasjen e një ish-luftëtari çeçen.
“Në atë kohë shumë njerëz mendonin se ishte e pamundur, se ne e kishim sajuar. Por tani gjithçka është jashtëzakonisht e qartë”, tha Navalnaya në një video në YouTube.
Putin vërtet pranoi të hiqte dorë nga të burgosurit politikë në këmbim të spiunëve dhe vrasësve, dhe kjo ndodhi. Por jo për Alexei.
Putin ka thënë se ishte i gatshëm të lironte Navalny-n, një opozitar dhe aktivist i zëshëm kundër korrupsionit, i cili kishte krijuar një lëvizje kombëtare që ishte e ndaluar për shkak të “ekstremizmit”, me kusht që ai të mos kthehej më në Rusi.
Kremlini mohon akuzat e familjes dhe mbështetësve të Navalny-t se Vladimir Putin e kishte vrarë në burg, pasi ai nuk mund të duronte ta shihte të lirë.
Në certifikatën e vdekjes së Navalny thuhej se 47-vjeçari vdiq për shkaqe natyrore.
Shkëmbimi i të burgosurve pa lirimin e disidentëve kryesorë Vladimir Kara-Murza dhe Ilya Yashin, çka do të thotë se të gjithë kundërshtarët më të zëshëm të Kremlinit tani ndodhen jashtë vendit.
Navalnaya nuk mund të kthehet në Rusi, pasi një gjykatë la këtë javë në fuqi një vendim që parashikonte se ajo do të arrestohej për përfshirje në një grup “ekstremist” nëse do të shkelte në territorin rus.



