Zjarr në Malin e Moravës në Devoll, e vështirë ndërhyrja e zjarrfikësve

Zjarr në Malin e Moravës në Devoll, e vështirë ndërhyrja e zjarrfikësve

Një vatër zjarri është shfaqur në Malin e Moravës, në territorin e Bashkisë Devoll pasditen e sotme.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, barishte, ah me bimësi të shkurtër dhe një pjesë me lajthi.

Situata momentalisht është e vështirë pavarësisht ndërhyrjeve të forcave zjarrfikëse dhe vullnetarëve, pasi flakët favorizohen nga era e fortë.

Ndërhyrja vijon ende nga shërbimi zjarrfikës ku në terren po punojnë 7 prej tyre, ndërsa po japin ndihmë edhe banorë të zonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy