Siguria në det/ Policia e Shtetit kërkon marrjen e masave nga institucionet e tjera, zbardhet shkresa  

Siguria në det/ Policia e Shtetit kërkon marrjen e masave nga institucionet e tjera, zbardhet shkresa  

Drejtoria e Policisë së Shtetit i është drejtuar përmes një shkrese prefektëve, bashkive dhe Agjensisë Kombëtare të Bregdetit lidhur me përmbushjen e detyrimeve ligjore për sigurinë në det.

Në shkresën e siguruar nga MCN TV thuhet se për të arritur rezultatet e duhura, “blutë” duhet të informohen periodikisht mbi masat e marra nga institucionet përkatëse të cilat lejojnë licensimin dhe zhvillimin e aktiviteteve dhe turizmit detar, pajisjen me leje drejtimi të mjeteve motorike lundruese, përcaktimin e zonave të ndaluara për lundrim dhe ankorim të mjeteve lundruese.

Policia e Shtetit kërkon marrjen e masave, duke theksuar se nuk mund të veprojë e vetme dhe s’mund të jetë e vetmja përgjegjëse, nëse hallkat institucionale nuk bashkëpunojnë për zbatimin e ligjit.

Kujtojmë që së fundmi opinionin publik u trondit pasi një 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një skaf në plazhin e Potamit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy