Vangjeli: Dështim spektakolar kontrolli i territorit. Synimi i Metës drejtimi i opozitës (VIDEO)

Vangjeli: Dështim spektakolar kontrolli i territorit. Synimi i Metës drejtimi i opozitës (VIDEO)

Nga studio e lajmeve në MCN Live analisti Lorenc Vangjeli komentoi mbi VKM për ndërtimet pa leje duke u shprehur e cilësuar atë si një dështimet më të mëdha të këtyre 30 viteve. Ai u shpreh se ajo që ne i kemi bërë vendit në këto 30 vite, nuk ja kanë bërë as pushtuesit më të mëdhenj.

Duke e cilësuar këtë një kaos total, dhe se po tentohet tkurrja e vendit, kjo sipas tij vjen si pasojë e etjes sonë për të ndërtuar kapitalizmin brutal.

Një nga dështimet e këtyre 30 viteve është kontrolli mbi territorin. Abuzimet mbi tokën i ka shndërruar ata në milioner dhe kjo ka ndodhur në kurriz të të gjithëve në çdo qytet shqiptar. Ajo që i kemi bërë ne vendit në këto 30 vjet me këtë kaos nuk ja kanë bërë as pushtuesit më të mëdhenj. Kjo e ka bërë vendin më të vogël dhe ky është një nga krimet më monstruoze. Është koha për të ndaluar, ndoshta dhe si trashëgimi kryeministri ka shpallur si një nga prioritet e tij kontrollin mbi territorin. Sot është vështirë të shtosh një tjegull, të hapësh një dritare por ndodh që edhe njerëz që mendojnë se janë mbi ligjin mund të bëjnë gjeithcka. Kjo që po ndodh vjen si rezultat i etjes sonë për të ndërtuar kapitalizmin brutal na shtyu drejt kësaj situate. Kjo çështje nuk zgjidhet me thikë e kamxhik, por e dikton xhepi.

Më tej Vangjeli deklaroi se gjithçka që ndodh në Tiranë është politike dhe ka dy qasje. E para është kontrolli mbi territorin dhe kjo sipas tij është ulëritëse dhe e dyta në kushtet e krizës kryeministri është i detyruar të mendojë për të ardhura.

Aritmetika kushtëzon. Por për shumë arsye por dhe parave të pista duhet të kuptojmë mendësinë e jashtëzakonshme që kemi që paratë e pista ndërtojnë, jo paratë e pista nuk ndërtojnë, ato po paratë e pastra duke ulur vlerën e  tyre.

Ndërsa lidhur me zhvillimet politikë, duke u ndalur tek opozita, Vangjeli tha se aktualisht e sheh të rithemeluar. Ai deklaroi se Meta nuk ka si destinacion të tij Bashkinë e Tiranës, por siç ai shprehet synimi i tij është drejtimi i opozitës.

Opozitën e shoh të rithemeluar pas dremitjes së gjatë që pati pas traumës së shkaktuar pas dy humbjeve të njëpasnjëshme dhe gafave, opozita po rithemelohet. E nisi Berisha po e vijon bashkë me Metën duke krijuar opozitën por duke mos e shndërruar ende në një alternativë qeverisëse. Sa i përket mundësisë së Metës në krye të bashkisë së Tiranës nuk mendoj se Meta është duke luajtur për të vajtur në një stacion por ka në plan një tjetër destinacion, ka të bëjë me atë se cili do të jetë primati i drejtimit të opozitës. Berisha ka avantazhin që drejton partinë më të madhe të opozitës, por ka disavantazhet e tij si non grata. Synimi i Metës është drejtimi i opozitës. Nëse e shohim çfarë e bën bashkë opozitën dhe çfarë e ndan mund të them se i bashkojnë hallet e përbashkëta dhe urrejtja ndaj Ramës, por i ndan axhendat e ndryshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy