Disbursimi i kredisë për Ukrainën, BE dy opsione për asetet e ngrira ruse

Disbursimi i kredisë për Ukrainën, BE dy opsione për asetet e ngrira ruse

Disa shtete anëtarë të Bashkimit Evropian po shqyrtojnë mundësitë e shtyrjes së afateve të sanksioneve ndaj aseteve të Bankës Qendrore Ruse, për të mundësuar sigurimin e një kredie masive në favor të Ukrainës. Drafti për këtë qëllim është konfirmuar nga disa zyrtarë të lartë evropianë.

Liderët e G7 dhe Bashkimi Evropian vendosën në qershor të përdorin interesat e aseteve të ngrira ruse për të mundësuar një kredi 50 miliardë euro për Ukrainën.

Por disa prej anëtarëve të G7 shqetësohen se mund të vijë një moment kur unanimiteti i bllokut evropian të mos arrihet, duke vënë në pikëpyetje gjithë kredinë.

Kryeministri Hungarez Viktor Orban ka lidhje më të afërta me Kremlinin se liderët e tjerë të bllokut evropian, dhe vazhdimisht i është kundërvënë përpjekjeve për të vendosur kufizime të reja ndaj Rusisë.

Ambasadorët e BE-së diskutuan dy opsione të mërkurën, me qëllim zbutjen e shqetësimeve të G7 mbi këtë pikë. Njëri do të qe “shtrirje pa afat” e regjimit të sanksioneve ndaj aseteve të Bankës Qendrore Ruse.

Opsioni tjetër do të ishte shtrirja deri në tre vite e regjimit të sanksioneve mbi asetet ruse. Por parimi i unanimitetit mes shteteve anëtare të BE është kusht për të dy opsionet, ndërkohë që shtrirja e afatave do të aplikohet vetëm te asetet e Bankës Qendrore ruse.

Vendet Baltike dhe të Evropës lindore qenë mes atyre që mbështetën versionin e “shtrirjes pa afat”, ndërkohë që Franca dhe Gjermani duket se parapëlqejnë vendosjen e një periudhe më të gjatë por të kufizuar. Belgjika ka paralajmëruar se Komisioni duhet të ketë parasysh risqet e përplasjeve gjyqësore por edhe stabilitetin e tregjeve financiare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy