Analisti Frrok Çupi duke folur në MCN Live akuzoi kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta si të lidhur me agjenturat ruse dhe kreun e PD Sali Berisha si njeriun e favorizuar nga Irani në Shqipëri.
Çupi tha se është i bindur që Berisha do të gjykohet ndërkombëtarisht, sipas tij për krime kundër rajonit dhe SHBA-ve.
Lidhur me takimin e fundit mes Ilir Metës dhe Yuri Kimit, analisti shprehet se kryetari i PL nuk po tund as gishtin pas bisedës me ambasadoren.
Sipas Çupit ambasadorja ka çmontuar një pjesë të Metës, dhe nga takimi i Yuri Kim-it me ish-Presidentin, një mesazh i është dhënë edhe Berishës.
Ka një lidhje faktike mes ish-Presidentit Meta me agjenturat ruse dhe lidhje të fuqishme të Berishës me agjentura ruse dhe iraniane. Nga zyra e Presidencës agjenturat ruse furnizoheshin me informacion të klasifikuar. Mos harrojmë lidhjet e Berishës me Iranit. I përfolur prej kaq kohësh, me agjenturat ruse dhe serbe. Berisha është njeriu më i favorizuar i Iranit në Shqipëri. Akti i fundit është lejimi i gazsjellësit TAP. Ai ishte financim iranian prej 2,2 miliardë dollarësh. Nga ky gazsjellës Shqipëria ka zero përfitim, zero kredit, zero qira. Berisha e pranoi që kishte dy opsione Gazpromin, ku i ofruan shuma parash, dhe Irani që me para kushtonte më shumë se Gazpromi. Nëse agjenturat e Iranit që po sulmojnë tani Shqipërinë, sulmohet prej lidhjeve tona me SHBA-të. Berisha ka ndihmuar në gjithçka që ka kërkuar qeveria islamike e Iranit.
Berisha qeveris një grupim politik anti-amerikan, anti-perëndimor. Është njësoj si me Bin Ladenin. Nëse shkon pas Berishës je një njeri që shkon për këtë teori. Jam i sigurt që në një moment Berisha do gjykohet ndëkombëtarisht për krimet kundër rajonit dhe kundër sigurisë së SHBA-së. Berisha ndodhet para murit e ka të pamundur të bëjë më politikë në Shqipëri. 99 për qind e atyre që shkojnë pas Berishës janë të korruptuar”.
I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse fitojnë Berisha-Meta, Çupi tha se SHBA nuk mund të lejojë grupin Berisha të jetë një grupim qeverisës.
Perveç disa fukarenjve që i ndjekin, të gjithë të tjerët janë të korruptuar. SHBA si paqeruajtësi i botës moderne nuk e lejon Berishës të marrë një grupim për të qeverisur. Kjo është demokratike, ajo që po bën SHBA. Sa kohë që dikush nuk bën pjesë në vlerën, kombëtare, demokratike, të së drejtës, të mos vjedhjes, nuk pranohet në sistemin e demokracisë. Berisha është më i korruptuari në politikë, në nivelin e lartë. Si mund të mendohet që këtë njeri do vendosë Shqipëria në krye të saj?!”
Analisti e konsideroi korrupsionin e qeverisë së shkuar më të rrezikshme se atë të kabinetit aktual, pasi sipas dikur korrupsioni mbrohej me gjak nga qeveria, ndërsa tani lëshohen provat dhe personat e akuzuar.
Nuk mendoj se duhet të ketë qeveri të fortë dhe opozitë të fortë. Është e domosdoshme të ketë një opozitë të dobishme, por nuk e kemi. Mazhoranca dhe qeveria padyshim që kanë korrupsion. Për mua për të dalluar ku është korrupsioni më i madh dhe i rrezikshëm, bëhen dy pyetje. Qeveria e kaluar kishte po aq fonde, po kaq potencë, sa ka kjo qeveri. Çfarë trashëgojmë nga qeveria që kaloi? Trashëgojmë banalitet, fshatra të rrënuara dhe parashikojmë një tortë 500 metra katrorë që u bë gaz i botës për Shqipërinë. Korrupsioni i qeverisë së shkuar është mbrojtur me gjak nga vet qeveria. Janë vrarë demonstrues, janë djegur njerëz në Gërdec për pasurim të familjes, dhe ajo qeveri asnjëherë s’e ka ndëshkuar korrupsionin.
Qeveritë nuk maten me sa korrupsion ka, por si luftohet korrupsioni. Ku do vejë mazhoranca e tanishme, që s’ka një opozitë, ky është një problem i madh. Një qeverisje që korruptohet dhe nuk lëshon asnjë fakt dhe provë është kriminalja. Një qeverisje tjetër që i thotë zyrtarët e korruptuar, tendencën e ka për ta luftuar korrupsionin. SHBA kanë vendosur në krye të listët atë që thotë se është kryetari i opozitës sot. Po presim të kthehen paratë në buxhetin e shtetit. Ne duhet të jemi në alarm për pasuritë që nuk mund t’i tërheqim. Pasuritë në offshore me ndihmën e SHBA-ve mund t’i tërheqim. Njerëzit presin t’u kthehet pasuria. Njerëzit s’kanë ndonjë dëshirë të madhe për t’i parë në burg këta të dy”.
I pyetur mbi takimin mes Metës dhe Yuri Kim, Çupi tha se do të shihen pasojat e asaj çfarë është biseduar.
SHBA nuk funksionon me hatërmbetje dhe inate. Meta nesër mund të jetë në burg, por sot e takon SHBA-ve. Se çfarë ka biseduar ambasadorja amerikane me Metën do ta shohim pastaj, jo atë ditë. Do të shohim si do të reflektojë Ilir Meta. Meta ishte betuar se do t’i vinte zjarrin vendin. Ne po shikojmë që Meta nuk po tund dot gishtin. Nuk ka zjarrvënie në horizont. Të njëjtin mesazh ia ka dërguar Berishës. Njerëzit e rrezikshëm dhe mina duhen çmontuar pjesë pjesë. Kim ka çmontuar një pjesë të Ilir Metës, pjesën tjetër do ta çmontojë ligji. Nuk do të kemi më përbindësha që na rrinë mbi kokë”.



