Papa: PD-ja reale është e Berishës! Burimet që ka në Amerikë, e mashtrojnë (Video)

Papa: PD-ja reale është e Berishës! Burimet që ka në Amerikë, e mashtrojnë (Video)

Gazetari Robert Papa thotë se Shqipëria vazhdon të jetë e çuditshme për mënyrat se si organizon kongreset, të cilat i etiketon si Kuvende, ndonëse zhvillohen në Pallatin e Kongreseve.

Për MCN Tv, ai deklaroi se nuk po ndiqet shembulli i një partie konservatore në Amerikës, e cila zhvillon Kuvendin një herë në 4 vjet.

Ajo që ka ndodhur në Shqipëri është anormale ka një vit që harxhohet energji e madhe për të larguar dikë që e ka uzurpuar atë parti. Grupimi që e quan veten Rithemelues, organizoi një Kuvend.

Problemi ka ngelur në gjykatë. Rikthimi i Hajdarit, Topallit, pa i paragjykuar i hoqën rreth 50 mijë vota PD në zgjedhjet e fundit, indirekt punuan për Ramën. A duhen pranuar? Kjo varet! Berishën e mashtrojnë nga burimet që ka në Amerikë. Kuvendi duhej bërë para ardhjes së zv/ndihmës sekretares së Shtetit, Karen Donfrid. Zyrtarja amerikane vazhdoi me bumerangun që takoi grupin tjetër.

Kemi dy PD, një të kontrolluar nga Berisha dhe grupi i deputetëve të listës Basha që duhet të jenë thirrur në ambasadë. Për mendimin tim edhe ata duhet të ishin në Kuvend. PD reale është kjo e Berishës.

Lidhur me procesin e zgjedhjes së kryetrarëve të degëve dhe kohën e paktë për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD, Papa tha se ka kaluar një vit dhe se procesi duhet të kishte përfunduar më shpejt.

Sipas tij, Berishën nuk e rivalizon dot askush te PD, duke thënë se nuk ka rival.

Berisha ka zgjedhur llojin e partisë së Sakrozy dhe Berlusconi, partitë popullore. Nuk mund të jetë demokracia e drejtpërdrejtë. Duam apo s’duam ajo parti kontrollohet nga Berisha.

Mendon se është i vetmi që ka mposhtur Ramën. Problemi është qeveria dhe unë mendoj se duhen bashkuar. Një vit është lodhje e madhe, unë shikoj që njerëzit nuk kanë interes. Politika duhet të jetë më e shpejtë. Edhe në Shqipëri nuk ka pse të zgjasë.

Për mundësinë që Sali Berisha të jetë sërish në krye të PD dhe raportet me Amerikën, Papa tha se marrëdhënia me shtetet e tjera vendosen nga institucionet homologe dhe qeverinë dhe se kur PD të vij në pushtet duhet të ketë marrëdhënie të natyrshme me Amerikën.

Asistent sekretarja amerikane e shtetit nuk kishte si të dilte nga vija, do vazhdonte kështu. Vetëm në Shqipëri dhe Mal të Zi është folur për korrupsion dhe korrupsioni anon nga qeveria.

Takimin me grupimin e listave të Bashës, nuk e bëri në selinë e partisë. Takon ata që kontrollojnë partinë. Në momentin që kjo ndryshon, nuk mendoj se Amerika mund të sulmojë një parti non grata. Kur flitet për një parti që përfaqëson 50% të shqiptarëve. Administrata e ka marrë qëndrimin ndaj Berishës.

Për zv/ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit, Karen Donfrid, Papa tha se është emërim politik dhe se nuk e njeh situatën në Shqipëri në detaje.

Imagjinoni dikush që bën vizitë në gjithë Ballkanin Perëndimor si mund të dijë kush është Abazoviç dhe Alibeaj. Vizita për të treguar se këto toka janë kundër ndikimit rus. Nuk e ka idenë se kush është Alibeaj.

Në vitin e fundit çdo gjë që kanë bërë amerikanët me nxitjen e Kim, është kthyer në bumerang, ata duhet të zgjedhin një lloj mënyre tjetër. Kjo është mënyra diplomatike e DASH. Amerikanët nuk duan probleme në Shqipëri. Berisha mendon se është i fortë, u kthye, ai ka të drejtën e vetë të luftojë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy