Detaje të reja kanë dalë për ekzekutimin e dy vëllezërve Andrea dhe Martin Olldashi nga Pogradeci. Sipas burimeve nga Policia e Korçës, dy viktimat janë gjetur me plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit. Ata rezultojnë të jetë qëlluar me nga dy plumba në kokë dhe gjoks. Ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe gëzhoja arme. Kjo ka shtuar dyshimet se dy vëllezërit të jenë ekzekutuar në vendin ku edhe u gjetën të mbuluar me dhe.
Po ashtu, sipas informacioneve dyshohet se vrasja e dyfishtë dyshohet të ketë ardhur si pasojë e përfshirjes së tyre në trafikun e drogës. Ndërkohë, tetë vite më parë ata kanë qenë të arrestuar pasi i vendosën tritol ish-futbollistit Gjergj Leka.
Për zbardhjen e kësaj ngjarje, pista kryesore ku janë përqendruar hetimet për zbulimin e autorëve është ajo e përfshirjes së tyre në trafikun e dorgës. Po ashtu, nuk përjashtohet as ndonjë konflikt që mund të kenë patur dy vëllezërit Olldashi. Ata u gjetën të vrarë e të mbuluar me dhe në një kanal në fshatin Zvirinë në Maliq, pranë një vendi të quajtur “Kisha e Vogël”. Kqyrja e kufomave në morg mësohet se është bërë nga ekspertë mjeko-ligjorë nga Tirana.
Po ashtu, burimet thanë se nga hetimet e kryera deri më tani rezulton se vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi në datën 7 dhjetor kur mendohet të këtë ndodhur edhe vrasja, kanë dalë nga banesa pasi kanë marrë një telefonatë. Për këtë policia, ka sekuestruar disa aparatë celularë, përfshi edhe të të njohurve të tij.
Dyshohet se vëllezërit janë marrë në një makinë me të cilën kanë udhëtuar deri tek vendi i ngjarjes aty ku mendohet se dhe janë ekzekutuar. E gjithë kjo edhe për grupin e hetimit lidhet me gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Policia ka shoqëruar disa persona nga Pogradeci dhe Maliqi por deri tani grupi i hetimit nuk ka shkuar tek autorët. Ndërsa janë shoqëruara 13 persona nga Pogradeci drejt komisariatit te Korces. Ata po merren në pyetje, ndërsa mësohet se shumica janë shokë te dy vellezerve.



