Parisi bie erë! Frikë e “pushtimit” nga minjtë, pasi plehrat mbushin rrugët

Parisi bie erë! Frikë e “pushtimit” nga minjtë, pasi plehrat mbushin rrugët

Në kryeqytetin francez, mbledhësit e plehrave janë në grevë, që do të thotë se mbeturinat janë bërë grumbull në rrugë, politikanët ngrenë zërin me njëri-tjetrin dhe pritet një pushtim i mundshëm nga … minjtë!

Qeset e plehrave i sheh të grumbulluara në trotuaret e Parisit gjatë fundjavës - veçanërisht në zonat me shumë restorante. Kjo për shkak se mbledhësit e plehrave të qytetit kanë qenë në grevë që nga 6 marsi në shenjë proteste ndaj një reforme të diskutueshme të sistemit të pensioneve të Francës, të mbështetur nga Presidenti Emmanuel Macron.

Reforma synon ta rrisë moshën e pensionit për grumbulluesit e mbeturinave – të cilët aktualisht mund të dalin në pension para kohe me përfitime të reduktuara për shkak të vështirësisë së punës së tyre, e cila është treguar se ndikon në jetëgjatësinë e tyre – nga 57 në 59.

Si pasojë, rreth 5 600 ton mbeturina të pambledhura shtriheshin në rrugët e kryeqytetit të hënën - ditën e tetë të grevës - sipas zyrës së kryetares së bashkisë së Parisit, cituar nga francezja AFP.

"Kjo tregon se ka pak duar kudo në Paris dhe se puna e tyre - dhe e drejta për një jetë dhe pension të denjë - duhet të respektohet", thotë një qytetare e Parisit.

Minjtë në Paris

Por njerëzit nuk shqetësohen vetëm për disa thasë plehrash – problemi i vërtetë është se Parisi, si shumica e qyteteve të mëdha, është i infektuar me minjtë.

Për çdo person që jeton në Paris, ka 1.5 deri në 1.75 minj, çka e bën Qytetin e Dritave të jetë një nga qytetet më të infektuara në botë. Akademia Kombëtare Franceze e Mjekësisë lëshoi një paralajmërim korrikun e kaluar për "kërcënimin për shëndetin e njerëzve” i shkaktuar nga minjtë dhe sëmundjet që ata mund t'i kalojnë te njerëzit.

Çështja shkaktoi një përplasje politike gjatë fundjavës, pasi kryebashkiakët e disa rretheve pariziane argumentuan se greva kërcënonte të kthehej në një rrezik të madh për shëndetin publik dhe i kërkuan kryebashkiakes së Parisit, socialistes Anne Hidalgo, të merrte masa.

Mosmarrëveshja u përshkallëzua të dielën në mbrëmje pasi Ministri i Transportit - dhe kryebashkiaku i kërkuar i Parisit - Clément Beaune fajësoi zyrën e kryetarit të bashkisë për situatën.

“Dita e shtatë pa grumbullimin e plehrave. Erë e keqe dhe kalbje," shkroi Beaune në Tëitter të dielën mbrëma krahas fotove që tregojnë kosha të mbushura me qese plehrash.

"Shembulli i mosveprimit dhe përbuzjes ndaj parizianëve," shtoi ai.

Sipas të përditshmes Le Parisien, greva do të zgjasë të paktën deri të mërkurën, kur përfaqësuesit e sindikatave do të votojnë nëse do të vazhdojnë grevën.

Por mund të vazhdojë për më gjatë, pasi sindikatat kanë thënë se do të vazhdojnë grevën derisa qeveria të tërheqë reformën e saj të pensioneve, e cila synon të rrisë moshën ligjore të pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Me një seri votimesh parlamentare – të cilat pritet të jenë shumë afër – të planifikuara për të mërkurën dhe të enjten, reforma mund të miratohet zyrtarisht deri në fund të javës.

Ndërkohë, parisienët po bëhen gati ta presin atë.

Plehrat “nuk janë një pamje veçanërisht e këndshme, por ky është edhe qëllimi i grevës”, tha Guillaume Meigniez, 28 vjeç, një banor prej kohësh në Parisin verior.

Meigniez tha se ai nuk është veçanërisht i shqetësuar për minjtë, sepse ata tashmë janë "mjaft të shumtë" në kohë normale "dhe "ata nuk do të fillojnë të grumbullohen dhe të sulmojnë njerëzit".

Por "nëse minjtë dalin jashtë, kjo mund t'i shkundë gjërat pak," tha ai.

/ Me shkurtime nga Politico

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy