
Gazmend Shehi, anëtar i bordit të KASH deklaroi në emisionin “MCN Economy” se subvencionimi 30 mijë lekë për hektarë që jep qeveria është shumë i vogël dhe nuk i mbulon të gjitha hallkat.
Sipas Shehit, skema duhet të ishte konsultuar me grupet e interesit. Më tej, Shehi tha se nuk mund t themi se ka një krizë gruri.
Bie dakord që ka pasur një mos dakordësi mes interesave të fermerëve. Fermat tona janë të vogla dhe kjo gjë i jep pengëse ferëmëvë të aplikojnë në skemë. Ndoshta duhet të ishte diskutuar skema me grupet e interesit. 30 mijë lekë për hektarë është shumë pak se është një zinxhir i tërë, te punimi, plehërimi. Duhet të ishte një shifër më e lartë për subvencionimin e fermerëve.
Nuk mund të themi që kemi krizë gruri se tregjet janë të hapura, nëse do ketë luftë do jetë gjë tjetër. Duhet të garantohet shitja e grurit, duhet të bihej dakord për varietetet e grurit. Çmimi i shitjes së grurit është shumë i ulët në krahasim me vendet e tjera. Tregtarët i bien shkurt thonë po marr një sasi nga Ukraina . Varietetet duhet të gjenden të duhurat.
Ne në krizë ishim erdhi dhe kjo kriza e grurit, dhe duket qesharake. Ne kemi mundësi që me sipërfaqen që kemi ta mbjellin tokën me grurë, por duhet garantuar tregu. Dhe këtë gjë duhet ta bëjë shteti. Ose të ngrejë një treg kombëtar, ta eksportojë, magazinojë por duhet të garantojë tregun. Kultura e grurit 5-6 muaj është, ku do ta magazinojë fermeri, është kosto.



