Ligji për audituesit ligjorë dhe kontabilistët po ndryshohet në mënyrë rrënjësore duke prekur jo punën e këtij profesioni, por edhe të subjekteve që kanë detyrimin ligjor për t’iu drejtuar kontabilistëve për të mbajtur bilancet. Ndryshimet janë hedhur tashmë nga Ministria e Financave për konsultim publik.

Kontabilisti Altin Sulejmani thotë se ligji do t’i shërbejë rritjes së besimit në treg te pasqyrat financiare. Ndryshimet sipas tij do ta përmirësojnë eficiencën e ligjit ekzistues.

Ky ligj përfshin në korpusin e vet disa standarde që deri dje ishin pjesë e etikës profesionale. Në thelb ligji nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Ligji ka funksionuar, kjo është thjesht për të përmirësuar diçka që ishte funksionale.

Sipas tij, sanksionet do ta bëjnë ligji më efektiv.

Po të marrësh ligjet e BE, të gjitha parashikojnë sanksione. Deri dje ankoheshin sepse nuk kishim asnjë lloj sanksioni nga ana jonë. Janë thjesht disa gjoba që kanë për indikator një element që varion nga një auditues në një tjetër. Në rast se e marrim seriozisht argumentin dhe temën që po diskutojmë, në këtë rast nuk do ta vije theksin aty. Fakti që ka sanksione, do të thotë që ka përgjegjshmëri më të lartë.