Avokati i Popullit: Ekspertim mjeko-ligjor dy të miturve të ndaluar

Avokati i Popullit: Ekspertim mjeko-ligjor dy të miturve të ndaluar

Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me protestat e banorëve që preken nga projekti i Unazës së Re. në një njoftim të Avokatit të Popullit thuhet se i është dërguar një kërkesë Institutit të Mjekësisë Ligjore për ekspertimin e dy të miturve të arrestuar, P.A. dhe D.D.

Daniel Drobaj është njëri prej të miturve të ndaluar. Ai akuzohet se hodhi kapsolla në drejtim të efektives Ina Nuka, e cila u plagos në dorë.

"Pasi janë përpiluar procesverbalet të cilat janë nënshkruar prej të miturve të ndaluar, është vazhduar me hetimin. Për të bërë një hetim administrativ të plotë, objektiv dhe profesional nga Avokati i Popullit në datën 27.11.2018 i është bërë kërkesë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë për ekspertimin mjekoligjor të të dy shtetasve P.A. dhe D.D. Ndërkohë po në datën 27.11.2018 i është bërë një kërkesë DVP Tiranë për dërgimin e një CD-je me pamjet filmike të regjistruara nga sistemi i monitorimit të DVP Tiranë, duke përfshirë edhe filmimet në oborrin dhe korridorin e godinës së këtij organi”, thuhet në njoftim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy