Kryetari i Grupit Parlamentar të Patisë Socialiste, Taulant Balla ka akuzuar drejtpërdrejtë kryetarin e opozitës, Lulzim Basha si një hetues i UÇK-së.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se Partia Demokratike sot drejtohet nga një hetues i UÇK-së, i cili sipas tij nuk ka këllqe të zbardhë rolin e tij në raportet e Dick Marty-it.
‘’Komandantët e UÇK të mbajnë mend mirë Lulezim edhe pse ti fshiheshe pas maskës dhe largoi të gjithë shqiptarët e Kosovës nga grupi hetimor për të qenë i vetëm. Është fakt publik që Lulezim Basha ka larguar shqiptarë të Kosovës si A.P., B.Gj. dhe të tjerë nga hetimi.’’ shkruan Balla.
Postimi i plotë:
Partia Demokratike e Shqipërisë sot drejtohet nga një hetues i UÇK! Ne e dimë që Lulezim Basha nuk ka këllqe të zbardhë rolin e tij në palo-raportet që paraprinë Raportin e Dick Marty-t, kur me maskë mbi fytyrë merrte në në pyetje komandantët e UÇK. Komandantët e UÇK të mbajnë mend mirë Lulezim edhe pse ti fshiheshe pas maskës dhe largoi të gjithë shqiptarët e Kosovës nga grupi hetimor për të qenë i vetëm. Është fakt publik që Lulezim Basha ka larguar shqiptarë të Kosovës si A. tjerë P., B.Gj. dhe të nga hetimi.
Siç shkruan HRW, “Lulezim Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës dhe ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë”.
Kujtojmë se Lulzim Basha është akuzuar edhe më herët nga kryeministri i vendit Edi Rama si një hetues i UÇK-së dhe për raportet e Dick Marty-it lidhur me krimet gjatë luftës së Kosovës.
Cfarë thuhet në raportin e Dick Marty-it?
"Shtëpia e verdhë në Burrel i ka shërbyer UÇK-së si sallë operimi për të zhvilluar kontrabandën e saj me organe njerëzish. Viktimat kanë qenë serbë dhe romë. Në fillim të Raportit të tij (Pikat 1-20, Faqe 1-4) ai përsërit të njëjtat akuza si në raportin e tij të parë që u publikua me 11 qershor të vitit 2007"



