
Më e keqja e pandemisë së Covid nuk ka ardhur ende. Ndërsa shumica dërrmuese e vendeve në botë, përfshirë Italinë, anulojnë kufizimet kundër Covid pas më shumë se dy vitesh pandemi, Bill Gates dërgon një mesazh më shumë se shqetësues.
Ekziston rreziku që kjo pandemi të gjenerojë një variant edhe më transmetues të virusit dhe akoma më fatal. Nuk dua të jem zëri i së keqes, por rreziku që më e keqja e kësaj pandemie të vijë është ende mbi 5% .
Kështu tha sipërmarrësi dhe miliarderi amerikan në një intervistë për Financial Times.
Alarmi i ngritur nga Gates ka të bëjë jo vetëm me qasjen aktuale ndaj kësaj pandemie, por në përgjithësi me qëndrimin global ndaj viruseve.
Në vitin 2015 ai paralajmëroi se bota nuk ishte gati për epideminë e ardhshme. Prandaj ai bën thirrje për vëmendje tani që axhenda politike botërore është zhvendosur në Ukrainë.
Financimi aktual që i vjen OBSH-së për parandalimin e pandemisë nuk është i mjaftueshëm. OBSH ka më pak se dhjetë njerëz që punojnë me kohë të plotë për parandalimin e pandemisë. Investimi për të cilin flet Gates, përfshin krijimin e një ekipi ekspertësh ndërkombëtarë, duke filluar nga një grup epidemiologësh, të cilët duhet të jenë vigjilentë për të identifikuar shpejt çdo kërcënim shëndetësor global.



