100-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA/ Pompeo: Do t’ju ndihmojmë të zhdukni korrupsionin

100-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA/ Pompeo: Do t’ju ndihmojmë të zhdukni korrupsionin

Ish-sekretari i shtetit Amerikan, Mike Pompeo ka folur në Tiranë për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes SHBA-Shqipëri.

Teksa ka vlerësuar stabilizimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, sekretari amerikan, pa premtuar se SHBA do ta ndihmojnë Shqipërinë të zhdukë korrupsionin.

Një vlerësim i lartë i ish-kryediplomatit amerikan, shkoi edhe për angazhimin e Shqipërisë në organizatën ushtarake të NATO-s, pasi edhe ai vetë ka qenë pjesë e strukturës, ku ka shërbyer si ushtar.

Pompeo përcolli edhe një mesazh gjatë fjalës së tij teksa tha se nuk ka rëndësi se cili është në pushtet, por e rëndësishme është të zhbëhet korrupsioni dhe konsolidohet liria e demokracia.

Që nga viti 1922 marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera. Pavarësisht se Ambasadorja jonë punon për zotin Biden, edhe pse është emëruar nga Turmp, përkushtimi vijon po njësoj.

Shpresoj të vendosim një diversion të plotë këtu dhe të na ndihmojë të jetë me e aftë ushtarakisht dhe NATO të bëj ato gjëra që duhet të bëjë. Unë kam shërbyer si ushtar në NATO. Kjo marrëdhënie e fortë e ndërtuar mes kombeve të ndryshme dhe Shqipërisë është e veçantë në 30 vitet e fundit për të konsoliduar demokracinë. Tani po shohim në Ukrainë që edhe pas luftës duhet ta ndihmojmë të rindërtohet. Kjo është diçka që ne do të punojmë së bashku.

Unë e shoh që kjo miqësi do të ketë edhe 100 vite të tjera edhe më të suksesshme. Unë kam shërbyer si me opozitën dhe shumicën, s’ka rëndësi. Duhet vullnet i mirë për të shkulur korrupsionin dhe konsoliduar demokracinë. Jam këtu për 100 vjetorin, por më bëni edhe një festë për 125 vjetorin, faleminderit shumë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë Mike Pompeo do të nderohet edhe me titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës.

Pompeo ka qenë sekretar i Shtetit Amerikan gjatë kohës kur presidenti i SHBA ishte Donald Trump.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy