Dalin pamjet e grabitjes së pikës së këmbimit valutor, brenda një qendre tregtare në Tiranë mëngjesin e sotëm.
Në pamjet e siguruara nga MCN TV, shihet se autori i grabitjes i veshur me të zeza dhe me kapuç në kokë, i drejton armën punonjëses dhe i merr paratë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, ku sipas policisë u vodh një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare.
Autori i ngjarjes nuk është identifikuar ende, ndërsa nga ana e policisë është bërë rrethimi i zonës dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.



