Greqia vendos posta ushtarake në kufi, Kammenos flet për çështjen çame

Greqia vendos posta ushtarake në kufi, Kammenos flet për çështjen çame

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, ka bërë një deklaratë provokuese në lidhje me një konflikt të mundshëm të vendit të tij me Turqinë dhe Shqipërinë.

Gjatë ngritjes së postave ushtarake, në kufi me Shqipërinë, një lëvizje që sipas shtypit grek është bërë për të mbrojtur dhe rritur sigurinë e vendit, Kammenos ka folur për një përplasje me Turqinë, duke shtuar se Forcat e Armatosura greke janë gati për çdo situatë.

Ministri grek i Mbrojtjes ka komentuar edhe deklaratat e ditëve të fundit të kryeministrit Rama.

 “Deklaratat e fundit nga Rama duhet të sjellin përsëri në kujtesën tonë se ata për të cilët ai flet ishin bashkëpunëtorë të nazistëve. Ne nuk do të pranojmë sfida të tilla. Ne nuk do të pranojë sfida të tilla, ne nuk do të pranojë raporte të tilla, të cilat infektojnë dhe historinë dhe të drejtën ndërkombëtare”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy