Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për Fatos Tushen, 2 vite shërbim prove për fshehje pasurie

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për Fatos Tushen, 2 vite shërbim prove për fshehje pasurie

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje Fatos Tushe, duke e dënuar këtë fundit me vendim të formës së prerë me 1 vit heqje lirie, masë që u pezullua në dy vite shërbim prove për akuzën e fshehjes së pasurisë. 

Apeli gjithashtu la në fuqi edhe vendimin për konfiskimin e një apartamenti në Vlorë, pasuri që nuk ishte deklaruar nga Tushe. 

Organi i akuzës provoi se ish kryebashkiaku i Lushnjes nuk kishte deklaruar një apartament me sipërfaqe 82.33m2 në Lungomare të Vlorës, as shpenzimet për blerjen e kësaj prone, as punimet dhe as mobilimin e objektit. 
Në Shkallën e Parë të gjyqësorit, çështja u shqyrtua me formën e gjykimit të shkurtuar, ku gjyqtarja Flojera Davidhi dënoi Tushen me 1.6 vite burg, dënim që zbriti në 1 vit. 

Gjyqtarja e çështjes vendosi pezullimin e dënimit duke e vendosur në dy vite shërbim prove, me kushtin që të mos kryejë asnjë vepër penale. 

Fatos Tushe u arrestua në vitin 2021 me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit dhe u dënua me 2 vite e 4 muaj burg. Ai e përfundoi dënimin dhe u lirua nga qelia në janar të vitit 2023.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy