Ja cilët janë kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Ja cilët janë kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Nëntëmbëdhjetë aplikantë plotësojnë kushtet për të kandiduar në pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Komisioni administrativ i Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e kritereve për prokurorët ka bërë të ditur listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret.

Në mbështetje të nenit 109/1, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Prokurori i Përgjithshëm, me urdhrin nr.18 datë 17.01.2017, ngriti Komisionin administrativ për verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga ana e kandidatëve prokurorë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP).

Komisioni, i përbërë nga pesë anëtarë, në përfundim të kryerjes së verifikimeve të nevojshme dhe shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur prej kandidatëve, konstatoi se plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si më poshtë:

Nga Prokuroria e Përgjithshme

1. Anila Leka- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

2. Kostaq Beluri- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

3. Ramadan Troci- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Nga Prokuroritë e Apelit

4. Luan Kaloci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë

5. Bujar Hoti- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës

6. Arben Dollapaj- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër

7. Besa Nikehasani- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër

Nga Prokuroritë e Shkallës së Parë

8. Adriatik Cama- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

9. Antoneta Sevdari- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

10. Arben Nela- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

11. Dritan Rreshka- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

12. Shpetim Kurti- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë

13. Besnik Muci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda

14. Gentian Osmani- Prokuror pranë Gjykatës për Krimet e Rënda

15. Besnik Cani- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan

16. Elsion Sadiku- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë

17. Dritan Prenci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës

18. Arta Marku- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër

19. Vatë Staka – Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër

Në bazë të parashikimeve ligjore, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të jenë 6 anëtarë prokurorë, nga të cilët; 1 anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 anëtarë nga Prokuroritë e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore. Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të përbëhet nga 11 anëtarë, 5 prej të cilëve do të jenë jashtë strukturës së institucionit të Prokurorisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy