Vdekja e dyshimtë e katër pacientëve me Covid në Kosovë/ Raporti konfirmon: Nuk kishte oksigjen për të gjithë të shtruarit

Vdekja e dyshimtë e katër pacientëve me Covid në Kosovë/ Raporti konfirmon: Nuk kishte oksigjen për të gjithë të shtruarit

Më datën 11 korrik, 6 ditë pas vdekjes së dyshimtë të katër pacientëve në Klinikën Infektive, është bërë një vlerësim i nivelit të oksigjenit në njësinë intensive dhe repartet E dhe F të kësaj klinike të cilat furnizohen nga i njëjti rrjet.  

Në Klinikën Infektive në Kosovë nuk ka pasur nivel të mjaftueshëm në sistemin e oksigjenit. Ky është konstatimi i kompanisë “Ego Elsa” e cila ka kontratë me QKUK-në për mirëmbajtjen e sistemit të oksigjenit.

Kjo kompani ka kontratë me QKUK-në nga dhjetori i vitit të kaluar për mirëmbajtjen dhe servisimin e cisternave dhe rrjetit të gypave të oksigjenit në të gjitha klinikat.

Në këtë dokument kompania njofton zyrtarët e QKUK-së se pas vlerësimit të nivelit të oksigjenit më datën 11 korrik, është konstatuar se intensiva dhe repartet E dhe F të cilat furnizohen nga i njëjti gyp, nuk kanë nivel të mjaftueshëm të shtypjes. Në dokument thuhet se sistemi i oksigjenit mund të furnizojë normalisht vetëm tre pacientë në respiratorë, ndërsa në reparte nevojiten floumetra.

“Pas kërkesës suaj për të bërë një kontrollë të kapaciteteve momentale në Klinikën Infektive të rampave kontrolluese deri tek outletet e sistemit të gazrave medicinale, ne japim një mendim në bazë të matjeve mekanike që kapaciteti i sistemit të furnizimit në Njësinë e Intensivës së bashku me repartin E dhe F, të cilat janë të lidhura në të njëjtën rampe kontrolluese për momentin furnizon normalisht me oksigjen 3 pacientë në Mjekimin Intensiv me respiratorë ndërsa reparti E dhe F me floumetra”, thuhet në këtë dokument.

Floumetri është një instrument i cili mundëson rregullimin dhe menaxhimin e nivelit të oksigjenit tek pacientët në reparte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy