Guri: Mjekësia palë me politikën, përmes vaksinës në gjakun e njeriut po futen lëndë kancerogjene

Guri: Mjekësia palë me politikën, përmes vaksinës në gjakun e njeriut po futen lëndë kancerogjene

“Mjekësia palë me politikën, përmes vaksinës në gjakun e njeriut po futen lëndë kancerogjene”. Kështu u shpreh mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV ambientalisti Sazan Guri.

“Vaksina më e mirë është antitrupi jot. Mjekësia është bërë palë me politikën. Kjo vaksinë fut trupa lëngje, minerale që shpërndahen në gjak. Fizikantët e mëdhej thonë që gjaku nuk është më si më parë. Ato lëndë që futen në gjakun e njeriut me 5G baras me azbestin, baraz me lëndën e parë kanceroze. 5G do ta klasifikosh i thonë OBSH-së këta të rrezikshëm baraz me asbest, baraz me arsenit”, tha Guri.

Deklaratës se tij moderatori Mustafa Nano iu përgjigj duke thënë se vaksinën e kanë bërë liderë të mëdhej botëror si Donald Trump, Joe Biden etj. Por Guri u kundërpërgjigj duke vënë në dyshim vaksinimin e këthyre personaliteteve të politikës botërore.

“Si kujton ti se e kanë bërë ata. Si mendon ti se ata kanë bërë? Qëllimi është i thënë te Bill Gates që vaksina të ketë kufizim tek riprodhimi njerëzor”, tha Guri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy