<p>Analisti Neritan Sejamini thotë se mbyllja e Tik-Tokut është në fakt një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale që ka vendi. Në studion e lajmeve, Sejamini tha se nxitimi për këtë vendim tregon nevojën që qeveria ka për të gjetur “një armik imagjinar”. </p> <blockquote> <p><em>Sapo ndodhi ngjarja, gjëja e parë ishte të fajësohej Tik-Tok. Ishte një truk për të mos e lidhur ngjarjen me sigurinë në shkolla, por me faktorë të jashtëm. Nën ndikimin e tij u bënë emisione televizive, debate. U zhvendos vëmendja te një armik imagjinar që nuk ka lidhje me Shqipërinë. Mbyllja e Tik-Tok ka të bëjë me kufizimin e lirisë së shprehjes. Nuk mund të hidhet në publik një shifër nga hiçi. Sondazhet nuk bëhen kështu. Për më tepër nuk bëhen në një moment të tillë delikat. Edhe sikur sondazhi të jetë bërë, politikat publike nuk bëhen me sondazhe. Edhe si mjet që kryeministri përpiqet ta shesë nuk ka lidhje me politikat publike. Për një ngjarje me motive banale, prokuroria nuk e ka zbardhur akoma ngjarjen. Kurse kryeministri ka bërë sondazhe dhe ka dalë në këtë përfundim. Është një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga një problemet e mëdha që kemi ne te një armik i jashtëm. </em></p> </blockquote>



