Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 853 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numri e të prekurve që nga fillimi i pandemisë në 132.430. Ndërkohë po sot kanë humbur jetën 83 persona, të cilët e çojnë 4340 numrin e vdekjeve në total.
Qeveria greke ka ndërmarr masa të reja anti-COVID për festat e fundvitit, të cilat konsistojnë në ndalimin e qarkullimit të qytetarëve në orare të caktuara, mbyllja e vendeve argëtuese të cilat mund të behën shkak për grumbullime, ashtu edhe mbyllja e dyqaneve të cilat nuk shesin produkte esenciale.
Ndërkohë sot kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se me datë 27 dhjetor do të nisë vaksinimi i qytetarëve, por masat në fuqi nuk do të ndryshojnë.



