Dy ish minatorë, z Mark Gjergji dhe Qani Shino të ftuar në studion e lajmeve në MCN TV kanë komentuar për statusin e minatorit. Gjergji u shpreh se të ardhurat e tij mujore janë 20 mijë lekë, ndërsa ka punuar 16 vite. Ai tha se qeveria nuk ka bërë asnjë hap përpara për minatorët dhe se shteti është duke i shkelur me këmbë.
Sot protestuam para kryeministrisë, sot ishte fillimi por mendoj se do jetë e vazhdueshme deri në plotësimin e të gjitha kushteve të statusit të minatorit. Unë kam punuar 16 vite dhe kam kontribuar aq shumë sa shumë minatorë kanë dhënë dhe jetën. Sot që flasim të ardhurat e mia me gjithë gruan janë 260 mijë lekë, turp i zotit. Të gjitha këto diferenca që më takojnë ti marr që nuk duhet të jetë më pak se 60 mijë lekë të reja që duhet ti marrë, por nuk ka shtet dhe kjo ka ardhur sepse nuk ka sindikatë. Një status i tillë nuk miratohet sepse qeveritarët na mashtrojnë. Kam bërë takim me Taulant Ballën dhe na është thënë ‘na falni shokë minatorë se ju kemi shkelur me këmbë dhe që nesër do ju japim statusin’, kjo e thënë në 2018 dhe as sot nuk është bërë një gjë e tillë. Asnjë nuk të jep përgjigje. Shtetit fle gjumë, na shkel me këmbë.
Ndërsa Qani Shino theksoi se ka punuar 13 vite nën tokë porse kanë një trajtim diskriminues të pensionit. Ai shprehet se jetojnë me një pension diskriminues dhe se ato para nuk ju dalin as për ilaçe.
Nuk vijoj punën aktualisht kam punuar 13 vite nën tokë dhe në total kam 45 vite punë të njohura me librezë dhe masa e pensionit të veçantë nuk ekziston, ne kemi dalë me një masë diskriminuese, që të dalë minatori me 158 mijë lekë të vjetra dhe të mos zëjë as 20 mijë lekë është turpi dynjasë, por i ngopuri të uriturin e se beson asnjëherë. Ne dhe ajrin e kemi pasur me racion dhe në të gjithë botën minatorët janë fraksioni që paguhen më shumë, ndërsa tek ne është e kundërta. Kemi vite që protestojmë sepse sindikatat na lënë në baltë ne. Kemi pension diskriminues, ato para nuk na dalin as për të blerë ilaçet. Ditën e enjte ne do të fillojmë protestën e cila do të jetë pa afat, pasi nuk e kemi marrë kurrë mundin tonë.



