“I forti” nga Tropoja me “Touareg” e armë alarmon policinë, 3 aksidente në 30 minuta ndjekje

“I forti” nga Tropoja me “Touareg” e armë alarmon policinë, 3 aksidente në 30 minuta ndjekje

Një operacion policor i ngjashëm me një skenar filmash aksion ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë. Një mjeti “Touareg” i është bërë shenjë nga Policia Rrugore që të ndalojë, pasi ka qenë duke ecur në kundravajtje, por mjeti nuk i është bindur policisë dhe ajo është vënë në ndjekje të tij.

Në ndihmë të policisë kanë ardhur dhe Forcat operacionale. Për t’i shpëtuar ndjekjes, në zonën e “Zogut të Zi”, “Tuaregu” ka përplasur qëllimisht 3 mjete në lëvizje duke shkaktuar kaos në trafik. Pas rreth 30 minutash ndjekje policia ka mundur ta bllokojë mjetin “Tuareg” në zonën e quajtur “kupola” pranë Drejtorisë së Doganës ku është detyruar të qëllojë dhe në ajër për të neutralizuar të drejtuesin e tij.

Drejtuesi i mjetit është vënë në pranga dhe pas kontrollit fizik atij i është gjetur edhe një armë zjarri, e cila u sekuestrua nga policia. Pas verifikimit policia ka dyshime se i arrestuari është një person i rrezikshëm, i dyshuar për vepra të rënda kriminale dhe “gjobëvënie”.

I arrestuari me origjinë nga Lekbibaj i Tropojës, u shoqërua në Policinë e Tiranës ku po merret në pyetje për të zbardhur plotësisht ngjarjen./BW

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy