Hetimet e SPAK për Zvërnecin/ Zhabina: Dyshime për dokumente të falsifikuara mbi pronat, në qendër të hetimeve Artur Shehu dhe avokati i tij Pëllumb Petritaj

Hetimet e SPAK për Zvërnecin/ Zhabina: Dyshime për dokumente të falsifikuara mbi pronat, në qendër të hetimeve Artur Shehu dhe avokati i tij Pëllumb Petritaj

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet lidhur me çështjen e pronave në zonën e Zvërnecit.

 

Gjatë një interviste për edicionin e lajmeve në MCN TV, gazetari Xhevair Zhabina deklaroi se, sipas të dhënave që ai tha se janë pjesë e hetimeve, ekzistojnë pretendime për parregullsi dhe dokumente të dyshuara si të falsifikuara në procesin e përfitimit dhe transferimit të pronave.

 

Sipas Zhabinës, SPAK ka kryer një sërë veprimesh hetimore, ndër to edhe kontrollin në një zyrë noteriale, veprime që, sipas tij, konsiderohen të rëndësishme për zhvillimin e hetimit.

 

SPAK ka kryer veprimet hetimore të rëndësishme, dhe nder to kontrolli që i është bërë zyrës noterale te Amela Muka, që në këndvështrimin e SPAK janë të rëndësishme për zhvillimin e hetimit dhe akuzat që ka ngritur SPAK.

 

Në qendër të hetimeve janë biznesmeni Artur Shehu, avokati Pëllumb Petritaj, si dhe Leondarr Bishaj, Enkes Hysodhimaj. 

 

Ai shtoi se SPAK ka marrë gjithashtu dëshminë e Ferdinand Sulajt, të cilin e përshkroi si person të afërt me Artur Shehun. 

 

Sipas gazetarit, dëshmia lidhet me hetimet mbi mënyrën e kthimit dhe regjistrimit të pronave në zonën e Dalanit.

 

Sipas elementeve që po verifikohen nga organi i akuzës, janë kryer një sërë transaksionesh pronësie lidhur me këto prona. Sipas tij, nga këto transaksione përfitues kryesor rezulton Artur Shehu, ndërsa më pas prona është transferuar përmes një transaksioni tjetër te Redi Struga.

Të gjitha këto elemente janë pjesë e hetimeve në vijim dhe se priten përfundimet zyrtare të SPAK.

Deri në përfundimin e hetimeve dhe një vendimmarrjeje nga organet e drejtësisë, çdo pretendim mbetet objekt verifikimi dhe nuk përbën konkluzion përfundimtar mbi përgjegjësitë individuale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy