
Grimerja shqiptare Ada Guma në një lidhje skype nga Italia me “Zgjohu me MCN” ka treguar eksperiencën e saj me vip-at italianë që i kanë besuar look-un e tyre.
Ajo tha se ka 25 vite eksperiencë, ka sallonin e saj në Itali dhe se ka punuar nga Maria De Filippi deri te Giusy Ferreri, por sipas saj puna me artistët shqiptarë për të është shumë e rëndësishme sepse duket sikur e sjellin më afër me Shqipërinë.
Ka mbaruar java e modës në Itali, është javë e bukur e kreativitetit dhe është shumë bukur. Pjesëmarrëse ishte dhe Marina me Getoarin janë një kopje fantastike bashkë. Në Itali në mediat italiane, Marina dhe Geto ranë shumë në sy dhe ato kanë folur shumë për këtë çift.
Modeli i flokëve që Marina ka zgjedhur për këtë event ka qenë në bashkëpunim së bashku. Vendosëm bashkë për modelin e flokëve. Marina dhe unë jemi njohur në periudhën e covid dhe patëm një lidhje sëbashku si shqiptare. E takova dhe aty ishte njohja jonë. Unë kam filluar që në moshën 17 vjeçe të punoj në prapaskenat e modës, televizionet dhe sot bëj 25 vjet eksperiencë kam dhe sallonin tim këtu në Itali dhe për mua është shumë e rëndësishme.
Puna me artistë shqiptarë për mua është arritje se kam punuar gjithmonë me italianë. Unë jam rritur në Itali dhe bashkëpunimi me artistë shqiptarë më bën të ndjehem si në Shqipëri. Gëzohem kur shoh që artistët shqiptarë që arrijnë një sukses të madh këtej.



