Samit për Ukrainën në Londër/ Starmer- Zelensky firmosin marrëveshjen për ndihmat

Samit për Ukrainën në Londër/ Starmer- Zelensky firmosin marrëveshjen për ndihmat

Udhëheqësit evropianë mblidhen në Londër në një samti mjaft vendimtar për luftën në Ukrainë dhe sigurinë e saj. Presidenti ukrainas Zelensky do të takohet me mbretin Charles dhe liderët evropianë në Mbretërinë e Bashkuar, takime këto që vijnë pas debatit që ky i fundit pati me Donald Trump në Zyrën Ovale.

Zelensky ndodhet në Britani që prej së shtunës ku u prit nga kryeministri Starmer ku të dy nënshkruajnë një marrëveshje për të përshpejtuar 2.26 miliardë dollarë kredi për Ukrainën.  

“Është thelbësore për ne që të kemi mbështetjen e Presidentit Trump. Ai dëshiron t'i japë fund luftës, por askush nuk dëshiron paqen më shumë se ne. Ne kemi luftuar për tre vjet dhe populli ukrainas duhet të dijë se Amerika është në anën tonë", tha Zelensky.

Sipas Zelensky-t samiti i së dielës në Londër ka rëndësi të madhe për Ukrainën dhe jo vetëm.

Para fillimit të Samitit ka reaguar edhe kryeministri britanik Keir Starmer.

Tre vjet pas pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia, ne jemi në një pikë kthese. Sot do të riafirmoj mbështetjen time të palëkundur për Ukrainën dhe do të dyfishoj angazhimin tim për të ofruar kapacitet, trajnim dhe ndihmë për Ukrainën, duke e vendosur atë në pozicionin më të fortë të mundshëm. Tani është koha që ne të bashkohemi për të garantuar rezultatin më të mirë për Ukrainën, për të mbrojtur sigurinë evropiane dhe për të siguruar të ardhmen tonë kolektive.

Samiti që mbahet në Londër do të ketë tre qëllime, sipas analistëve ndërkombëtarë: nevojat afatshkurtra të Ukrainës, sigurimi i një "marrëveshjeje të qëndrueshme" për t'i dhënë fund konfliktit dhe "planifikimi për garanci të forta sigurie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy