Arrestohet shefi i kardiologjisë në spitalin e Shkodrës (VIDEO)

Arrestohet shefi i kardiologjisë në spitalin e Shkodrës (VIDEO)

Arrestohet nga policia me urdher te prokurorise, shefi i kardiologjise ne spitalin e Shkodres Edi Smajlaj. Ai akuzohet se ka kryer vepren penale shperdorim detyre.

Arrestimi sic ben me dije policia e qytetit te Shkodres, mësohet se ka ndodhur pas paraqitjes ne spital te pedagogut te arrestuar tri dite me pare Simon Lufi.

Behet me dije nga policia, se kardiologu Smajlaj ka shtruar pedagogun tek reparti i kardiologjise pa ndonje motiv sepse pedagogu Lufi ka marre sherbimin ne urgjence per dhimbje te brinjeve.

Sipas policisë, pedagogu Lufi eshte paraqitur rreth ores 17:00 ne spital ku ka marre sherbimin ne urgjence.

Bëhet me dije se mbrëmjen e djeshme kardiologu Smajlaj edhe pse nuk ishte ne sherbim ka hapur kartelen per pedagogun Lufi ndërsa prokuroria ka dyshime se shtrimi ne spital nuk eshte bere ne baze te ligjit, por eshte kryer me qellim favorizimin e pedagogut te arrestuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy