Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se do t'i paraqesë SHBA-ve një plan se si synon t'i japë fund luftës me Rusinë.
Zelensky tha gjatë një konferencë për mediat se do t'ua prezantojë planin kandidatëve presidencialë Kamala Harris dhe Donald Trump, si dhe Presidentit aktual Joe Biden.
Plani do të përfshijë hapa në frontet diplomatike dhe ekonomike.
Zelensky tha gjithashtu në konferencën për shtyp në Kiev se Ukraina kishte kryer testin e saj të parë të një rakete balistike të prodhimit vendas.



