Rama shpërthen nga Vlora: Jazëk ju qoftë po çuat në Parlament Dashin e Havasë dhe Vangjelin e bakllavasë

Rama shpërthen nga Vlora: Jazëk ju qoftë po çuat në Parlament Dashin e Havasë dhe Vangjelin e bakllavasë

Nga Vlora, kryeministri Edi Rama i ka dhënë një mesazh vlonjatëve demokratë, por edhe çamëve e minoritarëve. Duke folur vlonjatshe, Rama tha se çamëve e minoritarëve që do votojnë për Vangjel Dulen e Dashamir Tahirin ju qoftë jazëk vota.

“Je anëtar i PD? Çfarë problemi ka? Aty të rrish e të rrish me nder. Por a është Luli gati të bëjë punë që mund të bëjë skuadra jonë? A mjafton bindja juaj e djathtë që t’i shkoni mbrapa Dashit të Havasë dhe Vangjelit të bakllavasë?’,- tha kryeministri.

Duke sulmuar sërish kandidatët e PD-së Vanjel Dulen dhe Dashamir Tahirin, Rama shtoi: “Si mund të tallet dhe poshtërohet çështja çame nga Dashi i Havasë dhe një parti e lindur për të mbrojtur minoritetin të parkohet në garazh që Vangjeli dhe Dashi të hipin në autobus dhe minoriteti t’ju shkojë nga pas. Unë ju them vlonjatshe çamëve të Vlorës: Nëse në fletën e votimit në vend që ta bëni flamur kuq e zi, e bëni biletë autobusi për Dashin e Havasë, jazëk ju qoftë”.

Ndër të tjera Rama pranoi se: “Nuk kemi bërë asnjë mrekulli, nuk kemi bërë çdo gjë aq mirë sa duket sepse duhet shume e shumë akoma në çdo sektor dhe për çdo grup moshë në Shqipëri. Ama, besoj se ju kemi dhënë mjaftueshëm të gjithë shqiptarëve provën e ambicies, aftësisë dhe vullnetit për ta bërë shtet këtë vend”.

Në mbylljen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste, që u mbajt në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ndajë emocionet e veçanta edhe me bashkëshorten e tij, Linda Ramën, të cilën e ftoi në podium.

Fill pasi kryeministri mbylli fjalën e tij ku u kërkoi gjithë shqiptarëve votën për zgjedhjet e 25 qershorit, në skenë u ngjit gruaja e tij, veshur me një fustan të kuq, ashtu si flamuri kuq e zi.

Ata përshëndetën sëbashku socialistë, përkrahës të PS-së, ndërsa më pas u futën mes turmës së njerëzve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy