Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në një impiant për trajtimin e mbetjeve në veri të qytetit të Brukselit, përgjatë kanalit që e përshkon.
Një kolonë e madhe tymi e dukshme për kilometra të tëra krijoi një re e cila mbuloi edhe qendrën e qytetit teksa era e ashpër të plastikës që digjet u përhap gjithandej.

Zjarrfikësit këshilluan që të mbyllen xhamat e banesave dhe objekteve, ndërkohë që po punojnë me mjete të shumta për shuarjen e zjarrit.



