
Për mjekun dhe anëtarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti këshillimi juridik që i është bërë Berishës në lidhje me situatën në të cilën ndodhet ka qenë i gabuar.
Përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live, Alimehmeti tha se është i bindur se çështja do të zgjidhet me pafajësinë e Berishës dhe se kjo ka qenë pjesë e një plani politik.
Ka të bëjë me një element, çështja që ka të hapur Berisha me gjykatën është hapur për arsye politike, është goditje që i bëhet pa asnjë lloj morali. Jam i bindur që kjo çështje do zgjidhet me pafajësinë e tij për vetë mënyrën si është ngritur dhe për çfarë është ngritur po të lë pikëpyetje pse u prit 10 vite për këtë dhe pikërisht këto ditë, me këtë shpejtësi kaq të madhe që të bën të mendosh që ka një plan tjetër dhe kjo është pjesë e atij plani që po dëshirohet të bëhet nga kush i udhëheq këto akuza, gjykime të formatit politik.
Për shkak të këtij procesi iu kërkua aso kohe ‘detyrim paraqitje’ dhe e dimë se nuk do të qëndronte, e megjithatë në momentin që ndodh diçka e tillë, unë mendoj që është një këshillim i gabuar juridik që është dhënë në këtë drejtim. Nëse ka një hetim dhe kërkohet një masë e caktuar për këtë hetim, mendoj se duhet të ishte zbatuar dhe kjo ishte këshilla që duhej dhënë. Kush e ka marrë përsipër ka dhënë këshillë jo të saktë. Kjo është arsye pse ndodhet padrejtësisht në ‘arrest në shtëpi’.
Sa kohë ishte në gjendje të lirë dhe nuk kishte probleme të komunikimit pse u desh të shtohej kur u bë çështja e arrestit të shtëpisë. Është për të vendosur ca gracka të tjera ligjore.
Lidhur me situatën ku ndodhet Partia Demokratike, Alimehmeti tha se cikli mbaron me krijimin e një grupi të ri formues me udhëzim nga Kryesia.
Cikli mbaron me krijimin e grupit të ri formues. Grupi, baza që fillon, krijon dhe hap mundësi për çuarjen përpara të ideve dhe ristrukturimit siç duhet.
Jam i qartë që pa ristrukturim të fortë dhe pa rikthyer hapjen dhe meritokracinë tek PD-ja, të gjitha këto diskutime mbeten hallka të mëtejshme që nuk realizohen dot, pa u bërë hallkat para.
Cikli mbyllet tek krijimi i një grupi të ri. Do vinte shumë më lehtë nëse do vinte në formën e një udhëzimi të Kryesisë aktuale të PD që i hapte rrugën. Është çështje kohe, kjo do ndodhë. Do duhet të ndodhte sa më shpejt dhe sa më mirë e strukturuar dhe e mbështetur. Cikli këtu mbyllet, nëse kjo gjë nuk ndodh atëherë nuk është cikël i mbyllur.
Më tej, Alimehmeti tha se Argita Malltezi është një nga kandidatet kryesore për drejtimin PD-së, e fortë brenda partisë, por jo me peshën e duhur në sondazhe.
Nuk di të ketë shprehur një dëshirë të tillë, apo ta ketë pranuar diçka të tillë. Po pati garë të vërtetë, mendoj se është një nga kandidatet kryesore brenda PD-së. Jashtë partisë është një diskutim tjetër. Brenda për brenda është një nga emrat kryesorë, ka peshën e vet. Jashtë me sa flasin sondazhet ka më shumë vështirësi dhe kjo është kuptueshme. Nuk di të ketë kërkuar apo pretenduar diçka të tillë. Në një intervistë që po e dëgjoja, edhe ka refuzuar. Thelbi është si do krijojmë alternativën qeverisëse.
Pyetjes a do futej Ilir Alimeheti në një garë për drejtimin e PD-së, mjeku iu përgjigj:
Nuk mund të rrijë dot terreni bosh, është ligj natyre, vakumi nuk pranohet nga natyra.
Unë mendoj se në garë duhet të hyjë gjithkush që e mendon veten se mund ta bëjë, por që të ketë një garë reale, një garë kontrete, një udhëzim konkret që t’i joshë këta lloj njerëzish, përndryshe ata organizohen duke organizuar garat e tyre.



