Trump: Zelensky nënshkruan të premten një marrëveshje shumë të madhe me SHBA-të

Trump: Zelensky nënshkruan të premten një marrëveshje shumë të madhe me SHBA-të

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump deklaroi se Presidenti i Ukrainës Zelensky do të nënshkruajë të premten një "marrëveshje shumë të madhe" në SHBA-të.

SHBA dhe Ukraina kanë diskutuar një marrëveshje për të ndarë pasurinë minerale të Ukrainës, në këmbim të ndihmës së kaluar të SHBA dhe ndoshta garancive të sigurisë.

"Ne kemi mundur të bëjmë një marrëveshje ku do të marrim mbrapsht paratë tona dhe do të marrim shumë para në të ardhmen," tha Trump. 

Ai shtoi se: "Më e rëndësishmja deri tani, ne do të bëjmë një marrëveshje me Rusinë dhe Ukrainën për të ndaluar vrasjen e njerëzve".

Më herët Zelensky tha se nuk ka ende garanci sigurie në marrëveshjen e mineraleve mes Ukrainës dhe SHBA-ve. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy