Pezullimi i fondeve nga SHBA, Beqiri: S' ka ndikim tek SPAK. Shqiptarët do të shohin vetëm progres në luftën kundër korrupsionit (VIDEO)

Pezullimi i fondeve nga SHBA, Beqiri: S' ka ndikim tek SPAK. Shqiptarët do të shohin vetëm progres në luftën kundër korrupsionit (VIDEO)

Avokati Idajet Beqiri tha në studion e lajmeve të MCN Tv se pezullimi i fondeve të SHBA-së nuk do të ketë thuajse asnjë ndikim për SPAK dhe sistemin e drejtësisë pasi financimi kryesor vjen nga buxheti i shtetit dhe ky i fundit, veçse është rritur.

Më tej Beqiri tha se në vendin tonë miti i të pandëshkueshmëve është thyer dhe se shqiptarët do të shohin vetëm progres në këtë fushë me ardhjen e administratës Trump.

Këtu në vendin tonë, nuk ka ndonjë lloj ndikimi, thuajse është i papërfillshëm, do të jetë inekzistent bllokimi i këtyre fondeve për 90 ditë për SPAK-un dhe sistemin e drejtësisë tek ne sepse këto institucionet tona financohen nga buxheti i shteti. Buxheti i shteti nuk ka ndryshuar, ka qenë në rritje, sidomos për këtë vit. Ndërsa ajo ndjeshmëria do të ishte në gjëra të tjera që faktikisht janë dytësore. USAID, nëse i bllokohen fondet ne s’do të kemi  institucione të tjera që do të ngrihen, gjykata të reja, prokurori të reja, por këto janë ngritur dhe s’kemi probleme. Do të ketë problem në fushën e trajnimeve të ndryshme, seminareve të ndryshme, konferencave, që kanë të bëjnë me aspektin profesional por edhe këto nuk janë të ndjeshme.

Miti i të pandëshkueshmëve u thye përfundimisht.

Shqiptarët do të shohin vetëm progres në këtë fushë aq më shumë tani me ardhjen e administratës Trump.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy