
44 shtetasve greke iu është ndaluar hyrja për në kufirin shqiptar, për 10 vitet e ardshme.
Urdhër ndalimi ka ardhur marrë pas cermonisë mortore të varrimit të minoritarit grek, Konsandinos Katsifa në Bularat të Gjirokastrës.
Burime për Tema Tv thonë se edhe për 11 shtetas të tjerë Ministrisë së Brendshmë i është sugjeruar shpallaja e personave të padëshiruar për shtetin shqiptar, edhe të 11 shtetasve grekë për 15 vitet e ardhme, sugjerim i cili pritet të konfirmohet në një fazë të dytë pas përfundimit të hetimeve ndaj këtyre shtetasve.
Ndaj shtetasve grekë tashmë të shpallur persona të padëshiruar dhe ndaj disa të tjerëvce të cilëve iu është ndaluar hyrja për një 10 vjecar, rëndojnë disa akuza.
Kjo lëvizje e akuzës vjen në një kohë kur, në cermoninë mortore të Konstandino Katsifas një ditë më parë u shpalos flamuri grek dhe pati thirrje anti-shqiptare në territorin tonë.



