Thaçi për ‘Reuters’: Serbia synon aneksimin e veriut të Kosovës, ashtu si aneksoi Rusia Krimenë

Thaçi për ‘Reuters’: Serbia synon aneksimin e veriut të Kosovës, ashtu si aneksoi Rusia Krimenë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë për agjencinë e lajmeve ‘Reuters’ se Beogradi po planifikon të “përvetësojë një pjesë të veriut të Kosovës, ashtu siç Rusia ka aneksuar Krimenë”.
Thaçi ka folur për problemin e fundit mes Kosovës e Serbisë që u shkaktua me trenin që ilegalisht deshi të kalojë kufirin.Ai e ka quajtur veprimin e Serbisë provokim me qëllim që më pas të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë dhe të aneksojë pjesën veriore të Kosovës.

“Qëllimet e Serbisë janë që të përdorë trenin, të dhuruar nga Rusia, fillimisht për ta shkëputur pjesën veriore të Kosovë dhe më pas t’ia bashkojë Serbisë. Është modeli i njëjtë si në Krime”, pohoi Thaçi.

‘Reuters’ ka cituar edhe presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic, i cili pohoi se nëse sulmohen serbët në Kosovë, ai do të dërgonte ushtrinë menjëherë.
“Nëse janë duke u vrarë serbë, ne do të dërgojmë ushtrinë, të gjithë ne do të shkojmë. Edhe unë vete do të shkoj, nuk do të ishte hera ime e parë- pohoi Nikolic, ish-anëtar i partisë ultranacionaliste serbe të radikalëve dhe në vitet 90-ta ka luftuar krah paramilitarëve në Kroaci.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy