Bilardo në MCN/ Binaj: Që të jesh fëmijë sot duhet të paguash para. Luajnë në plastikë dhe nuk dinë të vrapojnë në natyrë

Bilardo në MCN/ Binaj: Që të jesh fëmijë sot duhet të paguash para. Luajnë në plastikë dhe nuk dinë të vrapojnë në natyrë

“Tiranës i mungon sporti!”.

Kjo ishte fjalia e parë që aktori i humorit Florian Binaj tha pasi gazetari Denis Dyrnjaja e pyeti se çfarë do të bënte nëse një ditë ai do bëhej kryetar bashkie.

Në emisionin “Bilardo në MCN”, Binaj tha se dikur fëmijët kishin mundësi të bënin sport dhe të luanin në natyrë, ndërkohë që sot fëmijëria është me lekë dhe se prindërit duhet të paguajnë që fëmijët e tyre të luajnë, por mbi plastikë dhe vende të mbyllura pasi hapësirat e gjelbra janë shumë të pakta.

Kur jam rritur unë në shkollat 8-vjeçare dhe në gjimnaze sporti ka qenë pjesë themelore. Mungon sporti. Në periferinë ku jam rritur unë kemi pasur fushë futbolli me përmasa normale, siç është në stadium.

Sot fëmijëria është më lekë. Sot të jesh fëmijë duhet të paguash,  sot të luajë një fëmijë duhet të paguajë, prindërit e dinë mirë këtë pjesë. E dimë se çfarë do të thotë për një fëmijë që të paguajë.

Fëmijët luajnë në plastikë, nuk dinë të vrapojnë në natyrë, nuk njohin rrëshirë, nuk njohin insektet. Në çdo lagje ka pasur një katror, një parcelë të vogël. Sipas KLSH-së çdo qytetar ka hapësirë të gjelbër një pllakë më të vogël se një faqe A4.

Flitet për 1 milionë pemë, por për çdo pallat të ri thyen pemët dhe mbillen fidanë të vogël, që duhen 30 vjet të rriten. Këto kosto i paguajmë me shëndet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy