Gjatë 24 orëve të fundit u finalizuan në Mirditë dhe Lezhë dy operacione të koduara “Procesi”dhe “Furia” për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit.
200 kilogramë kanabis janë sekuestruar ndërsa P.Ç. 27 vjeç, A.M, 39 vjeç, P.M, 71 vjeç, dhe M.M, 67 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, Kaçinar, Mirditë, dhe Gj. M. 46 vjeç kanë rënë në prangat e policisë si autorë të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit që u gjet në proces tharjeje.
Në fshatin Shtuf, policia gjeti në një banesë të pabanuar qindra bimë në proces tharje me peshë totale 108 kilogramë kanabis.
Po ashtu në fshatin Gjonbardhaj, Kashnjet, gjatë kontrollit të ushtruar në një stallë bagëtish, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 92 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.



