Gazetari Mariglen Kume në MCN Live teksa ka komentuar për vulën e Partisë Demokratike u shpreh se gjasat e shumta janë që ajo të shkojë te Berisha duke pasur parasysh se ka shumicën e deputetëve dhe mbështetësve.
Ai tha se tashmë kemi një rrokadë pasi janë grupi i Bashës ata që po bojkotojnë komisionet të cilët kërkojnë sqarime lidhur me marrëveshjen e rritur mes PS-Rithemelimit. Sipas tij mungesa e grupit të Bashës në komisione nuk bie shumë në sy, ndërsa theksoi se pas bashkimit Rithemelimi arriti disa qëllime.
Ka gjasa që të shkojë te Rithemelimi, janë më të shtuara gjasat që vula të shkojë te Berisha duke pasur parasysh se ka shumicën e deputetëve dhe mbështetësve. U duk si koincidencë, por nga informacionet nuk më rezulton e tillë zbardhja e vendimit të plotë.
Pas negociatave doli me vendimin e plotë të gjykatës ndërkohë që kishte kaluar me 1 muaj. Kjo ka ndodhur për arsye objektive për shkak se një nga gjyqtarët e trupës ka qenë jashtë shtetit për arsye shëndetësore dhe prandaj nuk është koincidencë. Shenjat janë pastaj të gjitha ato që vula shkon te Berisha.
Pyetur se çfarë ndodh te partia e Bashës dhe pjesa tjetër, Kume tha se te Rithemeli iu konfirmua ajo që ata kërkonin, që vendimi i apelit të shpallej i pavlefshëm dhe gjykata e lartë këtë bëri, ndërsa nga ana e partisë së Bashës ajo që i është plotësuar është kërkesa fillestare që çështja të shqyrtohet në thelb.
Të merret në analizë mënyra se si janë bërë aktet, si është thirrur kuvendi, firmat e mbledhura të delegatëve dhe nqs gjykata e lartë do të verifikojë shqyrtimin e komisionerit të rithemelimit kemi fitimin e çështjes. Tashmë kemi një rrokadë, por sa i përket grupit të Bashës, mungesa e tyre në kuvend nuk vihet shumë re dhe për shkak të numrave që ka pjesa tjetër e opozitës.
Edhe për shkak të numrave se dhe Rithemelimi tentoi të krijonte anormalitete, tentoi disa herë të bllokonin seancën por dështonin për shkak të numrave dhe pas bashkimit arritën njëfarë qëllimi. Ditët e fundit ka pasur disa komisione dhe asnjë nga përfaqësuesit e grupit Basha nuk kanë marrë pjesë në komisione. Alibeaj pretendon se atë ditë të parë të komisioneve duhet të ishte sqaruar se çfarë marrëveshje është arritur.
Ndërsa sa i përket amnistisë penale, Kume u shpreh se pas dy javës pritet që ajo të kalojë në Kuvend për të cilën Rama tha se projektligji i amnistisë ëhstë ai që u miratua nga komisionet dhe nuk dob të pësojë ndryshime të tjera.
Nesër në kuvend pritet të miratohen dy komisionet hetimore që u dakordësuan, koncesionet e shëndetësisë dhe TIMS. Pritet të ketë një dakordësim dhe për çështjen e amnistisë penale, por nga informacionet di që nuk do të jetë pjesë e rendit të ditës, por ka një shpresë që ta çojnë në parlament në seancën tjetër. Vlen të theksohet se Rama ditën e djeshme tha se projektligji i amnistisë është ai që u miratua nga komisionet dhe nuk do të pësojë ndryshime të tjera.



