Nishani fton presidentin kinez të vizitojë Shqipërinë

Nishani fton presidentin kinez të vizitojë Shqipërinë

Presidenti Nishani ka pritur sot në një takim të veçantë, Anëtarin e Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe Zëvendëskryeministër i Parë i Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës, Zhang Gaoli, i cili po zhvillon një vizitë dyditore në Shqipëri.

Gjatë bashkëbisedimit dypalësh, Nishani vlerësoi se në dekadën e fundit këto marrëdhënie kanë hyrë në një fazë të re dhe bashkëpunimi ekonomik po zgjerohet në kushtet e reja të zhvillimeve rajonale e globale.

Kreu i Shtetit e njohu shkurtimisht zyrtarin e lartë kinez me zhvillimet në rajonin e Ballkanit, duke evidentuar progresin në drejtim të paqes dhe stabilitetit pas konflikteve të armatosura e të dhunshme që shoqëruan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, si dhe zhvillimet positive në këtë drejtim, veçanërisht pas pavarësisë së Kosovës.

Duke vlerësuar e përshëndetur rolin e Republikës Popullore të Kinës, në arenën ndërkombëtare dhe të Kombeve të Bashkuara, në mbështetje të paqes dhe sigurisë, si në nivel global ashtu edhe në nivel rajonal, Presidenti Nishani shprehu besimin se ky rol do të shtrijë efektet e veta pozitive edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në pavarësinëe Kosovës.

Në fund të takimit, Presidenti Nishani përcolli, përmes zotit Gaoli, përshëndetjet më të përzemërta për Presidentin e Republikës Popullore të Kinës, si dhe një ftesë për të vizituar Shqipërinë në një kohë sa më të përshtatshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy