
Dyndja e pushuesve drejt bregdetit të Shëngjinit dhe kthimi i emigrantëve ka krijuar trafik të rënduar në aksin rrugor Milot-Lezhë. Efektivët e policisë rrugore kanë dalë në terren për përmirësimin e trafikut, por nuk kanë bërë të mundur shmangien e tij deri në orët e mesditës.



