
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka reaguar pas votimit për anëtarin e 5-të të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj.
Kim e ka përshëndetur këtë votim duke u shprehur se KED duhet të veprojë shpejt që të dërgojë emrin tjetër tek Presidenti që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale.
Sipas saj funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese do ta bëjë Shqipërinë të jetë një hap para integrimit në BE.
Lajm i madh: Parlamenti miratoi gjyqtarin për Gjykatën Kushtetuese. Shqipëria tani ka nevojë për 1 gjykatës tjetër për një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Ne shpresojmë që KED të dërgojë listën e kandidatëve tek presidenti sa më shpejtë të jetë e mundur. Kjo është një arritje madhore e cila do ta lëvizë Shqipërinë një hap më afër BE-së dhe pasqyron bashkëpunimin e fortë mes KED, Presidentit dhe Parlamentit, tha Kim



