Britani, ligji i ri ndalon shoferët e rinj në autostrada edhe pasi kanë kaluar testin

Britani, ligji i ri ndalon shoferët e rinj në autostrada edhe pasi kanë kaluar testin

Ata që po mësojnë t’i japin makinës nuk do të lejohen të praktikohen në autostradat britanike. Një ndryshim në ligj ka për qëllim që t’u japë shoferëve të ardhshëm më shumë kohë për të fituar përvojë, para se të futen në autostrada.

Autoritetet thonë se rrugët e Britanisë janë ndër më të sigurtat në botë, por aksidentet mbeten shkaku i dytë i vdekjeve të të rinjve.

Më parë, vetëm kandidatët që kishin kaluar testin mund të hynin në autostradë, por tashmë nuk mund ta bëjnë këtë pa një instruktor në makinë, e cila duhet të jetë me sistem të dyfishtë drejtimi.

Rreth 1/5 e aksidenteve në rrugët e Britanisë në vitin 2016 përfshinë mjete, drejtuesit e të cilave ishin të moshës 17-24 vjeç. Që nga janari deri në shtator 2016, në rrugët e Britanisë janë regjistruar 1810 të vdekur në aksidente. / BBC / 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy