Hetim taksës për arsimin/ Blushi: Abuzim i pastër, nga 17 shkolla janë ndërtuar vetëm 9 në 3 mandate (VIDEO)

Hetim taksës për arsimin/ Blushi: Abuzim i pastër, nga 17 shkolla janë ndërtuar vetëm 9 në 3 mandate (VIDEO)

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në MCN Live ka komentuar lidhur me taksën e arsimit të vendosur nga bashkia e Tiranës për të cilën qytetarët paguajnë një tarifë të veçantë për shkollat prej 7 vitesh.

Ai tha se kjo taksë u premtua se nga mbledhja e tyre do të ndërtoheshin 17 shkolla për ti dhënë fund mësimit me dy turne, por që sipas disa hetimeve ka rezultuar se në 3 mandate Veliaj ka ndërtuar vetëm 9 shkolla.

Sipas tij, nga kjo taksë rezulton se janë mbledhur 50 mln euro, por nuk dihet se ku kanë shkuar taksat e qytetarëve.

Në fund të 2015 këshilli bashkiak i Tiranës miratoi vendosjen e një takse të përkohshme 7-vjeçare për strukturën arsimore nga e cila u premtua se nga mbledhja e saj do ndërtoheshin 17 shkolla të reja në kryeqytet. Veliaj prezantoi dhe një studim fizibiliteti, përmes skemës PPP për ndërtimin e shkollave brenda mandatit të parë të Veliajt, pra ndërtimi i 17 shkollave brenda mandatit që do i jepnin fund dhe mësimit me turne. U informuam nga burimet se taksa ishte mbledhur, por shkollat nuk ishin ndërtuar.

Madje dhe përmes një spotit elektoral Veliaj e tejkaloi shifrën duke thënë se kemi ndërtuar 40 shkolla falë kësaj takse. Në këto kushte ju drejtova me kërkesë për informacion drejtorisë së taksave duke kërkuar informacion se sa ka qenë vlera totale e taksave nga 2015-2022, duke qenë se taksa u shtri për 10 vite ju drejtova bashkisë se sa kishte mbledhur nga taksat dhe nga përgjigja zyrtare e bashkisë, ku thuhet se bashkia e Tiranës ka mbledhur 50 mln euro nga taksat që çdo abonent i paguan përmes faturës së ujit. Nga përgjigja thuhet se bashkia u angazhua për ndërtimin e 17 shkollave dhe deri më sot janë përfunduar 9 shkolla në 3 mandate dhe pyetja që kemi është se ku kanë përfunduar 50 mln eurot.

Më tej duke e cilësuar këtë një krim të madh se kjo taksë u vendos posaçërisht për ndërtimin e shkollave, Blushi bën me dije se i janë drejtuar KLSH për një auditim, pasi vetë Bashkia ka pranuar se janë ndërtuar vetëm 9 shkolla.

Me firmë dhe vulë Bashkia e Tiranës informon se janë ndërtuar vetëm 9 shkolla. Me këto shkresa i jam drejtuar KLSH, përgjegjës për menaxhimin e fondeve dhe i themi të nisë auditin dhe të na thotë se ku përfunduan 50 mln euro taksa të qytetarëve të Tiranës, do presim përgjigjen e KLSH dhe më pas do i drejtohemi të gjitha institucioneve të drejtësisë përfshi dhe SPAK.

Kjo është një abuzim i pastër. Taksa ka shkuar dhe për rehabilitimet e pjesshme dhe pajisjet shkollore. Prandaj KLSH në vlerësimin tonë duhet të bëjë auditin para se të shkojmë në SPAK.  Përveç KLSH dhe ne do ndjekim hapat ligjorë pasi është e papranueshme që për 7 vjet qytetarët e Tiranës kanë paguar taksë për shkollat që të marrë fund mësimi me turne dhe kjo situatë vazhdon akoma.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy